Gjykata Themelore Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, sot ia ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, për të pandehurin H.K., e cila mund të zgjasë deri më datën 11.09.2025 për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve (dhe jo vrasja e rëndë), përcjell Gazeta e Prizrenit.
Sinjali mësoi se i arrestuar është Hivzi Krabaj. Gjykata pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore për caktimin e paraburgimit është e bazuar, dhe Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për
caktimin e kësaj mase, sepse nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i
bazuar.
Sipas kërkesës së prokurorisë, nga koha e pavërtetuar deri me datë 11.08.2025, në Prizren, i pandehuri H.K., pa autorizim, shpërndanë, shet, transporton, ndërmjetëson, dërgon, substanca narkotike apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që i njëjti posedon narkotikë ë llojit “Kokainë”, me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes tek përdorues e substancave narkotike, ku me datë 12.08.2025, policia pas marrjes së informatave lidhur me të pandehurin se ishte duke ofruar për shitje dhe shpërndarje narkotikë, realizon bastisje në banesën e të pandehurit në rrugën “William Walker”, ku janë gjetur dhe sekuestruar:

Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kap vlerën deri në 300,000 (treqind mijë) euro.“, thuhet tutje në njoftim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.