Paraburgim të dyshuarit nga fshati Brezne për veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm
Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale A.G. nga fshati Brezne, Komuna e Dragashit, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale:
shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par. 5 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të KPRK-së, veprës penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 par. 4 lidhur me par.1 dhe nenin 31 të KPRK-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 dhe nenin 31 KPRK-së.
Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 12.02.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 13.03.2020.
Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1. dhe 1.2., pika 1.2.3, të KPPRK-së, sepse dyshimin e bazuar e mbështesim në atë se i pandehuri me iniciale A.G. dyshohet se i ka kryer tri vepra penale në bashkëkryerje të cilat janë të natyrë së rëndë dhe që kanë rezultuar edhe me humbjen e jetës së një zyrtari policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare dhe lëndimin rëndë edhe të dy zyrtarëve tjerë policor përfshirë edhe një qytetarë, si për shkak të dënueshmërisë së lartë që i kanoset të pandehurit nëse shpallet fajtor për këto vepra penale gjykata gjeti se sipas kësaj baze ligjore duhet të caktohet paraburgimi nga arsyet e lartcekura, thuhet në njoftim nga Gjykata Themelore e Prizrenit.