Paraburgim të dyshuarit që theri për vdekje 19 vjeçarin në Prizren
Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale H.S. nga Prizreni.
Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të vrasjes dhe veprës penale mbajtja në pronësi,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 26.01.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 25.02.2020.
Në kumtesë thuhet se me datë 26.01.2020, rreth orës 15:45 minuta në Prizren, privon nga jeta tani të ndjerin me iniciale E.K. nga Prizreni, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri tek një konflikt fizik në mes tyre, ashtu që nxjerr thikën të cilën e ka pasur me vete dhe e godet të ndjerin në pjesën anësore të gjoksit në afërsi të zemrës, ndërsa viktima pas dërgimit në Qendrën Emergjente në Prizren,ndërron jetë si pasojë e lëndimeve vdekjeprurëse. /GazetaePrizrenit.net/