23-11-2024

Paraburgim të pandehurit nga Gjinoci i Suharekës për kanosje dhe posedim të paautorizuar të armëve

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e Paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë, ndaj të pandehurit me iniciale P.M. nga fshati Gjinoc, Komuna e Suharekës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kanosje, dhe veprës penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit, 08.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 07.11.2019.

Sepse me datën 08.10.2019, rrethë orës 07:50 minuta në Prizren, në afërsi të fshatit Korishë, pas disa mosmarrveshjeve të më hershme lidhur me një borgj, i pandehuri seriozisht e kanosë të dëmtuarin me iniciale S.D., se do ti shkaktoj ndonjë të keqe me qëllim frikësimi ose të shkaktimit të ankthit , në atë mënyrë që del nga automjeti i tij nga ku merr pushkën automatike të cilin në mënyrë kërcënuese ja drejton të dëmtuarit S.,si dhe me datë të njejtë me rastin e bastisjes në shtëpin e të pandehurit,nga Policia e Kosovës-Stacioni policor, Prizren-Veri, është gjetë se pa leje të organit kompetent kishte poseduar, një pushkë automatike 30(tridhjetë) fishekë dhe 1(një) karikator, thuhet në komunikatë.

Asnjë koment

Comments are closed.