24-11-2024

Paraburgim tropojanit që sulmoi policin në Prizren

Gjykata Themelore e Prizrenit, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1 (një) muaji, të pandehurit me iniciale A.D. nga Fierza-Tropojë, Republika e Shqipërisë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar nga

Masa e paraburgimit do të  llogaritet prej datës së arrestimit data 16.08.2019, ora 17:00, e që do të zgjasë deri më datë 16.09.2019.

Nw arsyetimin e Gjykatws, thuhet se me datë 17.08.2019, në ora 15:41 minuta në Prizren, saktësisht në Stacionin Policor të trafikut rrugor në Prizren e cila gjendet në rrugën “Joni”, pasi e ka paguar gjobën për ta tërhequr dokumentin e konfiskuar, fillon t’i ofendoj dhe fyej zyrtarët policor me iniciale I. H., I.C. dhe E.J.

“Më pas me dashje e sulmon fizikisht personin zyrtar të dëmtuarin me iniciale E.J. duke e kapur për gjoksi dhe ia shqyen këmishën zyrtare, me ç ‘rast të dëmtuarit i shkakton lëndime trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin”, thuhet nw kumtesw. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.