Parajamërohet lirimi i naftës edhe në Kosovë
Çmimi i derivateve të naftës ka filluar të bie gjatë këtyre ditëve në shumë vende të botës. Kjo është vërejtur edhe në tregun e Kosovës. Rënia e çmimit të derivateve po vazhdon çdo ditë madje sot në berzë vërehet rënia më ë madhe e kohëve të fundit. Nafta po tregtohet 64 dollarë për fuqi që është çmimi më i ulët përgjatë një viti.
Kryetari i naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë për IndeksOnline se ka rënie në tregjet ndërkombëtare dhe kjo rënie po reflekton edhe në tregun tonë.
Berjani ka thënë se çmimin e naftës e përcakton berza dhe organizata prodhuese OPEK.
“Ne e dijmë se edhe këto çmime janë të larat për qytetarin, mirëpo kjo nuk varet nga ne”, ka thënë ai duke paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim pritet të këtë sërish rënie të çmimeve.
Lexo edhe:
Prizren: Policia jep detaje për 77-vjeçarin që u gjet i vdekur në një motel