24-11-2024

Paralajmërohet riorganizim në Shërbimin Korrektues, 500 zyrtarë do të transferohen

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të bëhet një riorganizim në këtë shërbim, e do të ketë ndryshime në menaxhment.

Ai ka thënë në Puls të KTV-së se rreth 500 zyrtarë do t’i transferojë nëpër institucionet brenda SHKK-së, ndërsa ka shtuar se krejt menaxhmenti nëpër burgje do të ndërrohet.

Thaçi ka thënë se ka gjetur keqmenaxhim në sektorin për burime njerëzore teksa ka theksuar se ndër punët që ka kryer janë penguesit e vendosur në Dubravë, për të parandaluar përdorimin e telefonave mobilë te të burgosurit.

Thaçi paralajmëron riorganizim në Shërbimin Korrektues, 500 zyrtarë do të transferohen

Asnjë koment

Comments are closed.