Parandalohet futja ilegale e 65 mijë eurove në Vermicë
Gjatë zhvillimit të operacionit nga njësit e antikontabandës dhe njësisë K9 të Doganës së Kosovës në Vërmicë, është arritur të parandalohet futja ilegale e 65.000 mijë eurove.
Dogana njofton se në hyrje është paraqitur një automjet ne targat të Republikës së Shqipërisë i cili është përzgjedhur për kontroll në vijë të dytë së bashku me Policinë.
Gjatë kontrollit të veturës, nga njësia K9 në pjesën e bagazhit, në vendin e destinuar për pajisje e ndihmës së parë, është zbuluar një pliko e verdhë e fshehur, e cila përmbante mjete monetare në shumë totale prej 65,000 euro.
Rasti është dërguar për hetime derisa është marrë masa të menjëhershme e konfiskimit të 25% të shumës totale të padeklaruar, në vlerë prej 16,250 euro. Pjesa e mbetur, 48,750 euro, deponohet deri në përfundim e procedurave të mëtejme.