Parandalohet kontrabanda në Dubravë, kapet substancë e dyshuar narkotike
Një tentativë për futje të substancave të ndaluara në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar sot rreth orës 12:30, falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve korrektues.
Pas zbulimit, vizita është ndërprerë menjëherë, ndërsa vizitori është ndaluar në sallën e vizitave deri në ardhjen e autoriteteve.
Rasti i është dorëzuar Policia e Kosovës, e cila ka marrë në posedim substancën dhe ka nisur procedurat ligjore përkatëse.

Nga ana tjetër, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë me masa të shtuara sigurie dhe kontrolle rigoroze, me synim parandalimin e çdo përpjekjeje për futjen e materialeve të ndaluara brenda institucioneve korrektuese.
Rasti mbetet nën hetim.


