Parandalohet kontrabandimi i 340 kilogramëve duhan
Kosovë
Parandalohet kontrabandimi i 340 kilogramëve duhan
Dogana tha se e ka parandaluar kontrabandimin e 340 kilogramëve duhan të llojeve të ndryshme me vlerë rreth 20.000 euro.
Në zonën kufitare me Serbinë, Dogana tha se i ka intensifikuar “kontrollet taktike dhe operacionale”.
“Njësia e “TASK FORC-ës“-Lindje (e përberë nga Policia dhe Dogana e Kosovës) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në zonën kufitare RKS-SRB. Me datë 05.09.2024 rreth orës 06:35 në brezin kufitar mes fsh. Dobrosinë SRB dhe fsh. Stublinë RKS është vërejtur një automjet VW Passat me targa serbe i cili dyshohet se ishte duke bërë kontrabndim me mallra”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
“Automjeti i dyshuar është arrit të ndalet dhe gjatë kontrollit është vërejtur se drejtohej nga i dyshuari nga Bujanoci SRB, i cili kishte pasur të ngarkuar disa thasë të najlonit te zi ku në brendësi kishte duhan me peshë nga 500 gram gjithsej 340 kg. të llojeve te ndryshme si :Malbooro slim, Malboro silver, Sobranie dhe Tabako. Vlera e mallit dhe shmangiet doganore janë rreth 20.000 Euro”, thuhet tutje në njoftim.