Parandalohet një rast i kontrabandës me duhan
Sot njësit e Doganës pjesëmarrëse në operacion kanë ndaluar një automjet që vinte nga republika e Shqipërisë ku gjatë kontrollit janë gjetur një sasi e duhanit e përpunuar e fshehur në automjetin e udhëtareve e cila gjithashtu ishe e gatshme për shitje të mëtejme. Mallrat janë konfiskuar dhe ndaj personit përgjegjës ka filluar procedura kundërvajtëse.
Operacioni KLAUDIUS fokusohet në parandalimin e lëvizjeve të mallrave të paligjshme nëpërmjet rrugëve brenda Ballkanit Perëndimor përmes intensifikimit të kontrolleve në pikat e kalimit me rrezik të lartë në të gjithë rajonin si dhe shkëmbimit e informacionit në kohë reale ndërmjet administratave doganore Ky operacion ndërkombëtar do të zgjat rreth 5 ditë dhe Dogana e Kosovës arriti rezultatet e para.


