27-11-2024

Parashikimi i motit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se fushat me presion të ulët të cilat kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë ndikimin e tyre edhe gjatë këtyre ditëve.

Sipas IHMK-së, pjesët e para të ditës, zakonisht fillojnë me rreze dielli, por gjatë ditës, rrezet e diellit do të zëvendësohen me vranësira, reshje shiu dhe shkarkime elektrike.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-29 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet në vlerat e mesatareve. Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë dhe lokalisht e fortë.”

Asnjë koment

Comments are closed.