Parashikimi i motit për disa ditë
Kosova do të përfshihet këto ditë nga vala e nxehtësisë, që pritet t’i rrisë temperaturat ndjeshëm mbi vlerën mesatare.
Temperaturat pritet të shkojnë deri në 39 gradë Celsius.
Në fundjavë pritet të ketë vranësira të pakta lokale dhe pasditen e së dielës parashihen mundësi për rrebeshe të shkurtra shiu me bubullima.
“Valë e nxehtësisë mbi vendin tonë ditëve të ardhshme. Kryesisht me kthjellime e diell. Të dielën mundësi për rrebeshe të shkurta shiu orëve të pasdites”, njofton parashikon Prishtina Weather.
Njoftimi për pesë ditët e ardhshme
21.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë
22.07 – Shumë nxehtë, kthjellët dhe diell.
23.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell.
24.07 – Mbetet shumë nxehtë. Pasdite me zhvillime të vransirave lokale, me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu dhe bubullima, kryesisht përreth viseve malore.
25.07 – Nxehtë dhe kryesisht me diell.
Temperaturat në rritje, minimalet deri në 20C të dielën, e maksimalet shënojnë rritje deri në 37C ditën e shtunë, lokalisht edhe deri në 39C, e më pas në një rënie të lehtë deri në 34C ditën e hënë.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, lehtë dhe mesatare 3-8m/s.