Parashikimi i motit për ditët e para të prillit
Prishtina Weather ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme do të ketë përkeqësim të motit, me vranësira, erë e kohëpaskohe edhe me reshje shiu. Gjatë fundjavës do të ketë rënie temperaturave. Në vise kodrinoro-malore mund të bie edhe borë,
Do të mbajë mot kryesisht me vransira dhe erë, kohëpaskohe priten edhe të reshura shiu, paksa më intenzive mund të jenë viseve malore në perëndim të vendit. Të premten dhe shtunën të shoqëruara edhe me bubullima. Me rënie të temperaturave gjatë fundjavës, reshje bore mund të priten përgjatë viseve kodrinoro-malore.
Depërtime të koncentrimeve të pluhurit saharian, do të ndikojnë edhe në cilësinë e ajrit që mbajnë indeksin në vlera të dobëta ditën e enjte dhe të premte. Nga mbrëmja e së premtes dhe ditën e shtunë, cilësia e ajrit mund të shënojë përmirësim me indeks që mbetet më shumë në vlera të pranueshme, raporton Express.
1.04 – Kryesisht me vransira dhe erë. Kohëpaskohe me reshje lokale shiu, pasdite të shoqëruara edhe me bubullima. Ditën do të ketë edhe intervale me diell.
2.04 – Kryesisht me vransira dhe erë. Ditën intervale me diell. Pasdite reshje lokale shiu, me mundësi edhe për bubullima. Në vise malore borë.
3.04 – Më ftohtë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës. Pasdite priten edhe reshje lokale shiu, e më vonë viseve kodrinoro-malore me mundësi edhe për reshje të dobëta bore.
4.04 – Ftohtë, kryesisht me vransira. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.
Temperaturat mbesin të larta fillimisht, me minimale deri në 9C, që në fundjavë zbresin edhe në 0C e 1C. Temperaturat maksimale zbresin nga 18C në 10C e 8C, ditën e diel e të hënë.
Erërat do të jenë më të fuqishme këtyre ditëve, me shpejtësi 7-17m/s, e përreth viseve malore me hove edhe mbi 20m/s (70km/h).
Shtypja atmosferike zbret thellë nën vlera normale.