Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
Rajoni ynë mbetet nën dominimin e fushave me presion të rritur, të cilat favorizojnë mot më stabil dhe pa reshje. Dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme, gjatë ditës edhe me intervale me diell.
Sipas Prishtina Weather nga dita e enjte një front i ftohtë do të depërtojë në lindje të rajonit, ku pritet të sjell vranësira, vende-vende me mundësi edhe për riga lokale shiu.
Indeksi i cilësisë së ajrit ditën e mërkurë me tendenca të rritjes edhe në vlera të pashëndetshme, e prej ditës së enjte do të zbres edhe në vlera të mira.
4.11.2020 – Në mëngjes pjesërisht vranët, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën mot i butë, vranësirat do të shtohen. Temperaturat në vise të ulëta 9C deri 20C, e në vise malore 7C deri 15C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s. Indeksi UV: 3.
5.11.2020 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Kohë pas kohe me mundësi edhe për riga lokale shiu. Temperaturat në vise të ulëta 10C deri 14C, në Dukagjin edhe deri në 19C, e në vise malore 7C deri 10C. Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-7m/s. Indeksi UV: 1.