Parashikimi i motit për javën në vazhdim
Javën vijuese pritet mot i ftohtë e me ngrica mëngjeseve, me vranësira e diell. Më i ftohtë parashihet moti gjatë javës së ardhshme në vend me depërtimin e të ftohtit arktik në këtë fundjavë.
Mëngjeseve kryesisht do të ketë ngrica, me minimale deri në -5C, fillimisht, nën kushte të motit më të kthjellët, parasheh Mendimi për motin, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Lexo edhe:
Debakli i partisë së Shaqir Totajt, në qendrën e tij të preferuar
Ditën e enjte orëve të hershme ka sinjale që reshje të dobëta dëbore të paraqiten në pjesë të vendit, megjithëse me gjasa të ulëta.
Ditën e premte dhe të shtunë herë herë shfaqen kushte për riga lokale shiu. Temperaturat marrin një trend të rritjes, me maksimale që i afrohen vlerave mesatare deri në 10C e 12C të enjten e të premten.
Në fundjavë 14 C e 16 C. Minimalet mbesin më gjatë nën 0 C, së paku deri të premten. Nga java e tretë tendencat janë për një mot më stabil, me më shumë diell, por dhe rritje të temperaturave mbi mesatare, deri në 20C e 21C, ato maksimale. Minimalet shënojnë rritje deri në 8C e 9C./ Gazeta e Prizrenit.