Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Ndërkohë të martën, pritet që të jetë vranët e me reshje shiu. Në zona malore parashihen edhe reshje bore. Minimalja pritet të jetë jo më poshtë se 4 gradë, ndërsa maksimalja deri në 11 gradë celsius.
Edhe të mërkurën pritet të jetë mot i vranët e në vende-vende me reshje shiu. Temperatura minimale pritet të zbresë deri në 2 gradë celsius, ndërsa edhe të mërkurën njësoj sikurse një ditë më parë, pritet të jetë deri në 11 gradë celsius.

Të enjten pritet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Minimalja parashihet të zbresë deri në 2 gradë celsius ndërsa maksimalja mund të shkojë deri në 14 gradë celsius.
Ndërkohë të premten pritet sërish të ketë ndryshime. Teksa është paraparë të jetë me diell e vranësira, vende-vende mund të ketë edhe riga lokale shiu.
Temperatura minimale pritet të jetë nga 3-6 gradë celsius ndërsa maksimalja mund të arrijë deri në 15 gradë celsius
