13-07-2025

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Gjatë javës së ardhshme, bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, moti do të paraqitet i ndryshueshëm, me një fillim të ngrohtë dhe kryesisht me diell, ndërsa nga mesi i javës pritet një rënie graduale e temperaturave dhe paraqitje e reshjeve të përkohshme.

 

Parashikimi i plotë i motit për pesë ditët e ardhshme:

E hënë

Moti do të jetë kryesisht me diell.  Temperaturat minimale: 13 – 16°C. Temperaturat maksimale: 31 – 35°C, Era: e lehtë nga drejtime të ndryshme

E martë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës. Temperaturat minimale: 14 – 17°C. Temperaturat maksimale: 28 – 32°C. Era: nga veriperëndimi, 1–8 m/s

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu. Temperaturat minimale: 12 – 16°C. Temperaturat maksimale: 28 – 32°C. Era: kryesisht nga verilindja, 1–6 m/s

E enjte

Moti me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona. Temperaturat minimale: 12 – 16°C. Temperaturat maksimale: 26 – 29°C. Era: nga verilindja, 1–9 m/s

E premte

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund të sjellin reshje të izoluara. Temperaturat minimale: 12 – 14°C. Temperaturat maksimale: 23 – 26°C. Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi./KK

Asnjë koment

Comments are closed.