Parashikimi i motit për sot
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, kryesisht të nivelit të lartë.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, veçanërisht në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 20-60 km/h!
Temperaturat minimale do të luhaten prej -1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 13-16°C./MK