Parashikimi i motit për sot
Për sot ( e premte ) parashihet mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, sidomos gjatë orëve të pasditës.
Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 7-13 °C.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 13-34 km/h./MK