25-11-2024

Parashikimi i motit për sot

Ngrohtë, por me vransira të shpërndara dhe intervale me diell gjatë ditës. Mundësi për riga lokale shiu, kryesisht përreth viseve malore.

Kështu parashihet të mbajë moti gjatë ditës së sotme.

Temperaturat mbesin të larta, me minimale që luhaten ndërmjet 2C e 8C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 15C e 18C, e lokalisht edhe kapin vlera deri në 20C.

Era ndryshon drejtimin dhe frynë nga jugperëndimi mesatare 3-8m/s, e nga dita e mërkurë mesatarisht e fuqishme deri në 13m/s,njofton Prishtina Weather.

Shtypja atmosferike më në fund pëson rënie të theksuar, tashmë edhe nën vlera mesatare.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.