Parashikimi i motit për sot
Sot do të jetë një mot relativisht i qetë do ta përshkojë vendin gjatë gjithë javës, por vende-vende parashihet të ketë riga shiu, sipas Institutit Hidrometerologjik.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius.
Nga kjo e martë e tutje IHMK-ja ka paralajmëruar stabilizim të motit veçse mëngjeset parashihen të jenë relativisht të freskëta dhe në shumë vende mund të paraqitet mjegulla, kryesisht ultësirave.
Kushtet biometeorologjike do të jenë të mira gjatë gjithë javës. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.