25-10-2024

Parashikimi i motit për sot

Për sot parashikohet të mbajë mot me kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Vonë pasdite apo në mbrëmje, reshjet e shiut mund të përzihen apo shndërrohen në ato të borës, konkretisht në verilindje të vendit.

Era fillimisht do të fryjë nga drejtimi juglindor, ndërsa pasdite do të zhvendohet nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet lokalisht të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-53 km/h!

Temperaturat në pjesën e parë të ditës do të luhaten prej 10 deri në 14°C, ndërsa gjatë pasdites pritet të pësojnë ulje të theksueshme, prej 3-6 °C, specifikisht në Rrafshin e Kosovës. / mk

Asnjë koment

Comments are closed.