19-09-2024

Parashikimi i motit për sot

Për sot, ( e hënë) parashikohet mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje lokale shiu e bore. Reshje më intensive parashihen në verilindje, veri, veriperëndim dhe perëndim.

Sërish pasdite pritet ulje e temperaturave, ku deri në orët e mbrëmjes parashihet që në pjesën dërrmuese të ketë reshje bore, përjashtim mund të bëjë zona jugore dhe ajo jugperëndimore, njofton Meto Kosova, percjell Gazeta e Prizrenit.

Pritet të krijohen edhe shtresa të pakta bore. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-38 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 1 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 10 °C.  Gjatë pasditës pritet ulje e theksueshme, sidomos në zonat veriore, ku temperaturat do të zbresin në vlera negative.

/ Gazeta e Prizrenit /

Asnjë koment

Comments are closed.