Parashikimi i motit për sot
Për sot ( e dielë) parashihet të mbajë mot me vranësira të ulëta dhe intervale të shkurta me diell, sidomos pasdite. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar. Në mbrëmje pritet gradualisht kthjellim i motit.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 13-30 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të luhaten prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 2-6°C. /MK