Parashikimi i motit për sot
Për sot (e martë) parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, më të intensifikuara në orët e para të 24-orëshit.
Vonë pasdite, sidomos në mbrëmje, reshjet lokale të shiut pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës në zona të caktuara.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 6-10 °C. Pasdite pritet temperaturat të pësojnë ulje të shpejtë. /MK