29-11-2024

Parashikimi i motit për sot

Për sot ( e martë) parashihen reshje shiu që nga orët e para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta kthjellimesh, përderisa reshjet lokale do të vazhdojnë, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, të cilat kohë pas kohe do të jenë në formë të rrebesheve të vazhdueshme.

Reshjet më intensive do të jenë vonë pasdite dhe në mbrëmje, kryesisht në perëndim, jugperëndim dhe veriperëndim të vendit, ku rrezikohen edhe nga vërshimet!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 7 °C, ndërsa ato maksimale prej 10-13 °C.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i juglindjes dhe jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në zona të caktuara, me shpejtësi prej 20-70 km/h!, raporton Meteo Kosova, percjell Gazeta e Prizrenit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.