Parashikimi i motit për sot
Për sot ( e enjte) parashikohet mot kryesisht i vranët, ku në orët e para të mëngjesit pritet depërtimi i sistemit frontal me lëvizje perëndim-lindje, i cili do të karakterizohet me rrebeshe shiu, lokalisht të vazhdueshme, të shoqëruara me shkarkesa elektrike në zona të veçanta.
Sistemi do të jetë me lëvizje të ngadalshme, me ç’rast priten vërshime lokale, njofton Meteo Kosova, percjell Gazeta e Prizrenit. Duke lëvizur drejt lindjes, do të filloj gradualisht t’i humbasë vetitë e tij.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 5 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 6 -13 °C.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në zona të caktuara, me shpejtësi prej 20-80 km/h!