Parashikimi i motit për sot
Për sot ( e hënë) parashihet mot kryesisht i vranët, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu. Reshjet në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve të vazhdueshme, të cilat do të sjellin vërshime të reja lokale.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 7 -11°C.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!/MK