Parashikimi i motit për sot ( e diel)
Për të sot (e diel) parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.
Reshjet parashihet të fillojnë në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet të fitojnë intensitet të dukshëm.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 22 – 26°C./MK