Parashikimi i motit për sot (e diel)
Për sot parashikohet mot me diell dhe vranësira, ku fillimisht gjatë orëve të hershme të mëngjesit pritet lokalisht të ketë rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe në mbrëmje pritet intensifikim i tyre, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 10-50 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje, sidomos gjatë orëve të pasditës. Minimalet do të lëvizin prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 21- 27 °C. /MK