Parashikimi i motit për sot ( e diel)
Për të dielën parashihet mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë edhe reshje të pakta lokale shiu, kryesisht gjatë orëve të pasditës. Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike. Vonë pasdite pritet vranësirat të tërhiqen pjesërisht.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 5 °C, ndërsa ato maksimale prej 13 – 16 °C.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-34 km/h./MK