Parashikimi i motit për sot ( e hënë )
Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira në pjesën e parë të ditës, të cilat gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes do të pasohen nga një front i ftohtë, duke sjellur reshje lokale shiu, ku në zona të caktuara do të jenë në formë rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 27°C. Pas kalimit të frontit temperaturat do të ulen ndjeshëm prej 12-17°C. /MK