25-09-2024

Parashikimi i motit për sot ( e hënë )

Për sot parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, sidomos gjatë orëve të para të 24-orëshit.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-65 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 15 °C, ndërsa ato maksimale prej 18 – 23°C.

Gjatë orëve të pasditës, konkretisht më vonë, temperaturat në lokalitete pritet të zbresin deri në 15°C, njofton Meteo Kosova percjell Gazeta e Prizrenit.

Shpallje:  SHITET shtëpia në Prizren

Shpallje: SHITET shtëpia në Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.