Parashikimi i motit për sot ( e hënë )
Për sot parashikohet mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me rrebeshe lokale shiu, të cilat lokalisht do të jenë intensive, të shoqëruara me shkarkesa elektrike. Reshjet më intensive parashihen të jenë në Rrafshin e Dukagjinit, duke sjellur edhe vërshime lokale.
Vonë pasdite dhe në mbrëmje reshjet do të humbasin intensitet, duke mbetur vetëm të izoluara në zona të caktuara.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!
Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me minimale do të lëvizin prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 19 – 22°C, njofton Meteo Kosova percjell Gazeta e Prizrenit.