Parashikimi i motit për sot (e mërkurë)
Për sot (e mërkurë) parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, veçanërisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes.
Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të luhaten prej 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 15-18 °C.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-55 km/h!/MK