Reshjet pritet të fillojnë pak kohë para mesditës, ndërsa pasdite do të intensifikohen dhe do të marrin shtrirje lokale.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h!
Temperaturat do të shënojnë ngritje, ku minimalet do të luhaten prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 27°C. /MK