Parashikimi i motit për sot ( e mërkurë)
Për të sot (e mërkurë) parashihet mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat në zona të caktuara mund të gjenerojnë ndonjë reshje të izoluar si dhe ndonjë shkarkesë elektrike.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 14 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 29-32 °C./MK