Parashikimi i motit për sot ( e mërkurë )
Për sot (e mërkurë) parashihet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell deri në pjesën e parë të ditës, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu, ndërsa pasdite priten intervale më të gjata me diell.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 5-25 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje minimale, që do të lëvizin prej 3 deri në 7 °C, ndërsa ato maksimale prej 15 – 17 °C. /MK