Parashikimi i motit për sot (e shtunë)
Për të shtunën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell në orët e mëngjesit, ku në zona të cakturara pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar.
Në orët vijuese apo rreth mesditës, pritet të arrijë fronti i ftohtë nga veriu, i cili deri në mbrëmje pritet të shtrihet deri në jug të vendit.
Fronti do të sjellë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë shkarkesë elektrike. Më vonë gjatë ditës dhe në mbrëmje, reshjet e shiut pritet lokalisht të përzihen apo shndërrohen në reshje bore edhe në zona të ulëta, kryesisht të përqëndruara në pjesë të Rrafshit të Kosovës.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 11-16 °C. Pra, gjatë orëve të pasditës do të pësojnë ulje të theksueshme.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila gjatë kalimit të frontit do të zhvendoset nga kuadrati i veriut, ku në momente dhe zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-60 km/h!MK