Parashikimi i motit për sot (e shtunë)
Për të sot (e shtunë) parashikohet fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit të kemi kalimin e një sistemi nga veriu, duke sjellur rrebeshe lokale shiu, erëra të fuqishme si dhe shkarkesa të forta rrufesh.
Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të marrin karakter zhvillimi, duke sjellur lokalisht rrebeshe shiu, herë-herë rrëke dhe breshër të madh, të shoqëruara me shkarkesa të ashpërta rrufesh.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 16 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 26-32 °C.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-80 km/h, njofton Meteo Kosova, percjell Gazeta e Prizrenit.