Parashikimi i motit për sot ( e shtunë )
Për sot ( e shtunë ) parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta në pjesën e parë të ditës, ndërsa orëve të pasdites e deri në mbrëmje pritet kalimi i sistemit frontal, duke sjellur rrebeshe shiu, lokalisht të vrullshme, të shoqëruara me erëra mjaft të forta, breshër dhe shkarkesa rrufesh.
Si pasojë e reshjeve intensive në zona të caktuara, pritet të ketë edhe vërshime.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila gjatë kalimit të sistemit të fuqishëm frontal pritet të arrijë deri në 100 km/h në zona të veçanta, duke shkaktuar dëme materiale, po ashtu edhe në kulturat bujqësore. Pas kalimit të frontit, era do të zhvendoset nga kuadrati verior.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 19 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 35°C. Gjatë kohës me të reshura, temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, prej 15-18°C, njofton Meteo Kosova, percjell Gazeta e Prizrenit.