Parashikimi i motit për të dielën, 01.02.
Të dielën parashikohet mot i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, shqote dhe bore. Fillimisht reshjet priten kryesisht në formë shiu, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes pritet që ato të shndërrohen në borë, duke krijuar shtresa të pakta, kryesisht në Rrafshin e Kosovës.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që luhaten nga 2 deri në 4°C dhe maksimale nga 3 deri në 5°C.

Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, temperaturat do të vazhdojnë të ulen, duke hyrë në vlera negative në Rrafshin e Kosovës. /MK

