21-09-2024

Parashikimi i motit për të dielën ( 02.06.)

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet të ketë reshje lokale shiu, kryesisht gjatë pjesës së parë të ditës. Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë rrufeje.

Gjatë pasditës mund të ketë ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara.

Gradualisht do të kemi shtrirjen e pluhurit Saharian, me ç’rast në zonat me të reshura, do të jenë të përziera me baltë. Pluhuri Saharian parashihet të larohet të martën, pas fuqizimit të tij të hënën.

Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 13-45 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 13 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 27 – 30°C./MK

Asnjë koment

Comments are closed.