Parashikimi i motit për të dielën, 12.04.
Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme gjatë ditës. Gradualisht pritet të shtrihen edhe grimca të pluhurit saharian.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 22°C. /MK

