Parashikimi i motit për të dielën, 18.01.
Të dielën parashikohet që vranësirat e ulëta të jenë të pranishme deri në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë orëve vijuese të ditës pritet të tërhiqen. Në jug të vendit, vranësirat mund të mbeten deri vonë pasdite ose në mbrëmje.
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -5 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 6°C. /MK

