Parashikimi i motit për të dielën, 18.05.
Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa orëve të pasdites pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht të përqendruara në zonën veriore.
Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 17-56 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 6 °C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 21°C. /MK