Parashikimi i motit për të dielën, 22.02.
Të dielën parashikohet mot kryesisht i vranët deri në orët e mëngjesit, kur lokalisht priten reshje bore gjatë orëve të para të 24-orëshit, kryesisht në sasi të pakta.
Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ndërsa këto të fundit pritet të tërhiqen gradualisht gjatë pasdites.

Temperaturat minimale do të luhaten prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 9°C./MK

