Parashikimi i motit për të dielën, 25.01.
Të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe intervale kohore me diell, ku në zona të caktuara pritet të ketë reshje të izoluara shiu.
Gradualisht pritet të ketë shtrirje të grimcave të pluhurit saharian, me ç’rast në zonat me të reshura do të jenë të përziera me baltë. Gjatë natës intensifikim i reshjeve në shkallë vendi.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 15°C./MK
