Parashikimi i motit për të dielën, 26.10.
Të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu. Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, veçanërisht në orët e mbrëmjes.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 9 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 17°C./MK

